Thursday, September 12, 2013

Procesori i ri Apple A7: 64-bit dhe performanca fantastike





Gjatë eventit Apple ka prezantuar edhe proçesorin e ri A7 që do të ndodhet në iPhone 5s. Bëhet fjalë për një proçesor të përmirësuar shumë në krahasim me versionin e mëparshëm dhe i pari 64-bit, që më parë nuk mendohej se do të vinte përpara vitit 2014. Bëhet fjalë për një system-on-a-chip 64-bit, i quajtur A7, i pari në një smartphone.

Gjithashtu, Apple e ka zhvilluar iOS 7 duke e përshtatur krejtësisht për 64-bit. Një shembull është aplikacioni i fotokamerës që do të shfrytëzojë një proçesor të ri për sinjalin e imazheve të integruar direkt në A7 që do të sjellë një autofokus me shpejtësi të dyfishuar, shkrepje më të shpejta dhe frame rates më të larta.



Natyrisht iPhone 5s do të suportojë edhe aplikacionet 32-bit. Apple ka deklaruar se falë proçesorit të ri do të dyfishojë shpejtësinë e GPU dhe CPU. Potenca e tij mund të shikohet në lojën Infinity Blade 3 që do të lëshohet sëbashku me iPhone 5s. A7 është projektuar për të qenë shumë efikas edhe për sa i përket energjisë.

Benchmark: testet e para të iPhone 5s tregojnë rezultate mbresëlënëse!





Gjatë eventit të 10 shtatortit Apple ka prezantuar procesorin e ri A7 që do të përdoret në iPhone 5s. Sipas testeve të para të gfxbench, fluiditeti gradik i arritur është mbresëlënës. Duke krahasuar iPhone 5 dhe iPhone 5s në benchmark GFXBench Egypt HD mund të shohim se si ky i fundit ka pasur përmirësime të mëdha nga ana grafike.

iPhone është përmirësuar shumë, duke kaluar nga 41.1fps të iPhone 5 në 53.0fps të iPhone 5s në testet onscreen. Ndërsa përsa i përket testit offscreen, rezultati i iPhone 5 është 29.8fps, ndërsa ai i iPhone 5s është 56.0fps.



Natyrisht po flasim për rezultatet e para, të marra nga një pajisje e vetme. Për të pasur rezultate më të sakta, duhet të presim që zhvilluesit të përshtasin aplikacionet e tyre, për të shfrytëzuar të gjithë potencialin e ofruar nga procesori i ri 64-bit dhe suportin e plotë për OpenGL ES 3.0.

Tuesday, February 5, 2013

Si të bëni Unlock iOS 6.1 me anë të Ultrasn0w Fixer për iPhone 4 / 3GS [Guida Zhbllokojme iPhone]



Si të bëni Unlock iOS 6.1 me anë të Ultrasn0w Fixer për iPhone 4 / 3GS [Guida Zhbllokojme iPhone]


Pajisjet që mund të zhbllokohen me Ultrasn0w fixer iOS 6.1
  • iPhone 3GS iOS 6.1
  • iPhone 4 iOS 6.1
Baseband iOS 6 që mund të zhbllokohen Ultrasn0w fixer 6.1
Ultrasn0w është një program ofron unlock për baseband të vjetër, për të ruajtur baseband-in e iOS 6.1 ju duhet të krijoni një costum firmware të iOS 6.1 me anë të guidës tonë.
  • Baseband 01.59.00 në iPhone 4
  • Baseband 05.13.01 në iPhone 3GS
  • Baseband 05.11.07 në iPhone 3GS
  • Baseband 05.12.01 në iPhone 3GS
  • Baseband 04.26.08 në iPhone 3GS
  • Baseband 06.15.00 në iPhone 3GS
Guida, si të bëni Unlock të iOS 6.1 me anë të Ultrasn0w fixer
Hapi 1: Bëni Jailbreak duke përdorur guidë tonë: Evasi0n

Hapi 2: Hapni Cydia nga pajisja juaj

Hapi 3: Shkoni tek Manage > Sources. Shtypni tek butoni Edit, i cili ndodhet në pjesën lart - djathtas të ekranit.

Hapi 4: Vendosni këtë adresë URL: http://repo.iparelhos.com. Dhe shtoni në këtë mënyrë repositorin e Ultrasn0w Fixer për iOS 6.1. Shtypni Add Source.


Hapi 5: Një paketë për ultrasn0w fixer 6.1 do të shfaqet. Instalojeni atë.


Hapi 6: Tani, shkarkoni Ultrasn0w 1.2.7 dhe çdo gjë do të jetë në rregull.

Kjo ishte guida, se si të bëni Unlock të iPhone me baseband më të vjetër, falë Ultrasn0w Fixer. Nëse keni një iPhone që ka një baseband ndryshe nga ato që shikoni në listën e mësipërme, atëherë nuk mund ta zhbllokoni dot në këtë mënyrë. /Zhbllokojme iPhone

Jailbreak untethered për iOS 6.x duke ruajtur basebandin me anë të Sn0wBreeze 2.9.8 [Guida Zhbllokojme iPhone]


Jailbreak untethered për iOS 6.x duke ruajtur basebandin me anë të Sn0wBreeze 2.9.8 [Guida Zhbllokojme iPhone]


iH8sn0w sapo ka lëshuar një version të ri të programit Sn0wbreeze që tani na lejon të bëjmë jailbreak untethered të iOS 6 (6.0, 6.0.1, 6.0.2, 6.1) për të gjitha pajisjet Apple. Më poshtë do të gjeni të gjitha informacionet për sa i përket këtij versioni të ri, linket për shkarkim dhe guidën hap pas hapi për të bërë jailbreak me anë të këtij programi, ekskluzive vetëm për ato që kanë një kompjuter Windows.

Sn0wbreeze 2.9.8 është kompatibël me këto pajisje:
  • iPhone 3GS old bootrom
  • iPhone 3GS new bootrom
  • iPhone 4
  • iPhone 4S
  • iPhone 5
  • iPod Touch 5G
  • iPod Touch 4G
  • iPad 3/4
  • iPad 2
  • iPad mini
  • Apple TV 2G
Çfarë ju nevojitet?
  • Sn0wbreeze për iOS 6 (download);
  • Sistem operativ Windows;
  • Firmware 6.0.x/6.1 origjinal Apple të shpëtuar në desktop;
  • Një nga pajisjet iOS që ndodhen në listën e mësipërme.
Guida
1. Hapni Snowbreeze dhe shtypni OK tek mesazhi i parë që do ju shfaqet në ekran. Në Windows Vista dhe 7 mund të jetë e nevojshme ta hapni programin si Administrator.


2. Tani do të shfaqet faqja e krediteve. Mbylleni duke shtypur “Close Credits”. Zgjedhni një nga mënyrat e disponueshme. E para, Baseband Preservation Mode, bën të mundur vetëm ruajtjen e basebandit nga përditësimi. Nuk do të bëjë jailbreak të pajisjes tuaj. (Për ato që kanë një iPhone me Sim të bllokuar). E njëjta gjë mund të thuhet edhe për dy mënyrat e tjera por që llogjikisht do të bëjnë edhe jailbreak.


3. Nëse jeni të interesuar të bëni jailbreak dhe jo vetëm të ruani basebandin, atëherë klikoni tek Expert Mode, më pas tek Browse dhe gjeni firmware 6.x origjinal për pajisjen tuaj që keni shpëtuar në kompjuter.Ato i gjeni ne internet duke e kerkuar iOS dhe versionin qe deshironi.IPSW


4. Seleksiononi me një dopio klik me butonin e majtë të mausit. Sn0wbreeze do të verifikojë që versioni i firmware të zgjedhur është korrekt.


5. Pasi të njohë versioni e firmware të karikuar do të shfaqet në ekran një imazh i tillë me modeli e pajisje që dëshironi të zhbllokoni. Tani duke klikuar edhe një herë tjetër tek shigjeta blu, mund të vazhdoni përpara.


6. Do ju shfaqet në ekran kjo dritare:


Pasi të jemi në menunë kryesor, klikojmë tek General dhe heqim seleksionimin e opsionit Activate the iPhone, nëse iPhone i juaj është i zhbllokuar nga fabrika, përndryshe nëse keni një iPhone Sim-locked, atëherë lëreni atë aktive.


Edhe një herë tjetër: Për të gjithë ato që kanë një iPhone të bllokuar që e përdorin me chip, duhet të seleksionojnë opsionin Activate The iPhone, ndërsa ato që kanë një iPhone factory unlocked nuk duhet ta zgjedhin këtë opsion. Kur të keni përfunduar me modifikimet, klikoni disa herë shigjetën blu deri sa të ktheheni tek dritarja Menu. Pasi të keni mbërritur në këtë pikë klikoni tek Build dhe më pas me shigjetën blu vazhdoni përpara. Kontaktoni edhe kompaninë ku keni blerë Gevey, për tu informuar nëse funksionon me iOS 6.x.

7. Në faqen tjetër mund të të shtoni paktetat dhe repositoret në Cydia, duke evituar ta bëni atë manualisht nëpërmjet iPhone. Pasi të keni përfunduar edhe në këtë rast modifikimet, klikoni përsëri tek shigjeta blu.


8. Në këtë pikë do të kthehemi automatikisht në Home të Sn0wbreeze. KlikoniBuild IPSW dhe më pas Next.


Programi do të nisë të krijojë një costum firmware në bazë të parametrave që keni caktuar ju. Dhe do ju kërkohet nëse dëshironi të luani Pac Man gjatë kohës që prisni.


Përfundoi me sukses!


9. Pasi të përfundojë proçesi duhet ta vendosni iPhone në DFU Mode. Sn0wbreeze do ju tregojë hapat që duhet të ndiqni.

Për ta vendosur në DFU Mode:
- Fikni pajisjen ndërsa është i lodhur me kompjuterin.
- Klikoni butonin Home + Power për 10 sekonda më pas lëshoni vetëm butonin e fikjes dhe vazhdoni të mbani shtypur atë Home.

10. Tani iTunes do të njohë një iPhone në restore mode. Për të instaluar costum firmware duhet të shtypni njëkohësisht butonin Shift nga tastiera dhe butonin Restore në iTunes.


11. Tani seleksiononi costum firmware që keni krijuar më parë dhe prisni disa minuta deri sa proçedura e restore të përfundojë.

Tani keni një iPhone jailbroken (untethered) të përditësuar në iOS 6.x. Për çdo problem ju fotjmë të komentoni më poshtë. /Zhbllokojme iPhone

Monday, February 4, 2013

Si të kryeni Jailbreak Untethered të iOS 6.x për iPhone 3GS/4/4S/5 me anë të Evasi0n [Guida Zhbllokojme iPhone]





Si të kryeni Jailbreak Untethered të iOS 6.x për iPhone 3GS/4/4S/5 me anë të Evasi0n [Guida Zhbllokojme iPhone]

Më në fund erdhi edhe jailbreak i shumëpritur për iOS 6.x. Tani mund të kryeni jailbreak në iPhone, iPad dhe iPod Touch që kanë të instaluar iOS 6.x. Në këtë artikull do ju shpjegojmë si të veproni në mënyrë më të detajuar. Le ta shohim së bashku guidën tonë hap pas hapi:

Çfarë na nevojitet?
  • iPhone, iPad, iPod me iOS 6.1
  • iOS 6.0, iOS 6.0.1, iOS 6.0.2, ose iOS 6.1
  • Evasi0n 
Guida

Hapi 1: Shkarkoni programin Evasi0n në kompjuterin tuaj.

Hapi 2: Lidheni iPhone, iPad ose iPod Touch me kompjuterin me anë të kavos USB. Ju këshillojmë të bëni përpara një backup me iTunes ose iCloud, ti bëni restore pasjisjes tuaj me anë të iTunes, dhe të instaloni versionin më të ri të iOS, aktualisht iOS 6.1.

Hapi 3: Hapni programin Evasi0n në kompjuterin tuaj. (Shtypeni dy herë)


Hapi 4: Shtypni butonin "Jailbreak" dhe prisni... kini pak durim dhe mos e shkëpusni pajisjen tuaj. Në një farë pike do ju kërkohet të zhbllokoni pajisjen tuaj dhe të shtypni tek një ikonë që ju shfaqet në ekran me emrin "Jailbreak". Shtypeni dhe evitoni çdo veprim në iOS dhe iTunes deri sa evasi0n të ketë përfunduar.



Pasi të ketë përfunduar ky proçes, do të shikoni ikonën e programit Cydia në Home.


Nëse proçesi bllokohet tek ndonjë pikë, duhet të rihapni programin evasi0ns të fikni dhe rindizni pajisjen tuaj, dhe të kryeni përsëri proçesin.


Nëse çdo gjë shkon mirë, proçesi do të zgjasë pak minuta. Në fund të proçesit do j'u shfaqet në ekran imazhi i evasi0n me një sfond të bardhë.


Ajo që duhet të bëni pastaj është të hapni Cydia për herë të parë, dhe të filloni të shkarkoni programet që dëshironi. Për ju që bëni jailbreak për herë të parë, pas pak do të publikojmë disa artikuj që do ju ndihmojnë të zbuloni programet më të domosdoshme për jailbreak.

Guida është mjaft e thjeshtë dhe besoj se nuk do të ketë paqartësi. Megjithatë, për çdo problem mund të komentoni më poshtë dhe ne do ju ndihmojmë. /Zhbllokojme iPhone