Thursday, September 12, 2013
Benchmark: testet e para të iPhone 5s tregojnë rezultate mbresëlënëse!
Gjatë eventit të 10 shtatortit Apple ka prezantuar procesorin e ri A7 që do të përdoret në iPhone 5s. Sipas testeve të para të gfxbench, fluiditeti gradik i arritur është mbresëlënës. Duke krahasuar iPhone 5 dhe iPhone 5s në benchmark GFXBench Egypt HD mund të shohim se si ky i fundit ka pasur përmirësime të mëdha nga ana grafike.
iPhone është përmirësuar shumë, duke kaluar nga 41.1fps të iPhone 5 në 53.0fps të iPhone 5s në testet onscreen. Ndërsa përsa i përket testit offscreen, rezultati i iPhone 5 është 29.8fps, ndërsa ai i iPhone 5s është 56.0fps.
Natyrisht po flasim për rezultatet e para, të marra nga një pajisje e vetme. Për të pasur rezultate më të sakta, duhet të presim që zhvilluesit të përshtasin aplikacionet e tyre, për të shfrytëzuar të gjithë potencialin e ofruar nga procesori i ri 64-bit dhe suportin e plotë për OpenGL ES 3.0.
Labels:
iPhone 5S
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment