Tuesday, February 5, 2013

Jailbreak untethered për iOS 6.x duke ruajtur basebandin me anë të Sn0wBreeze 2.9.8 [Guida Zhbllokojme iPhone]


Jailbreak untethered për iOS 6.x duke ruajtur basebandin me anë të Sn0wBreeze 2.9.8 [Guida Zhbllokojme iPhone]


iH8sn0w sapo ka lëshuar një version të ri të programit Sn0wbreeze që tani na lejon të bëjmë jailbreak untethered të iOS 6 (6.0, 6.0.1, 6.0.2, 6.1) për të gjitha pajisjet Apple. Më poshtë do të gjeni të gjitha informacionet për sa i përket këtij versioni të ri, linket për shkarkim dhe guidën hap pas hapi për të bërë jailbreak me anë të këtij programi, ekskluzive vetëm për ato që kanë një kompjuter Windows.

Sn0wbreeze 2.9.8 është kompatibël me këto pajisje:
  • iPhone 3GS old bootrom
  • iPhone 3GS new bootrom
  • iPhone 4
  • iPhone 4S
  • iPhone 5
  • iPod Touch 5G
  • iPod Touch 4G
  • iPad 3/4
  • iPad 2
  • iPad mini
  • Apple TV 2G
Çfarë ju nevojitet?
  • Sn0wbreeze për iOS 6 (download);
  • Sistem operativ Windows;
  • Firmware 6.0.x/6.1 origjinal Apple të shpëtuar në desktop;
  • Një nga pajisjet iOS që ndodhen në listën e mësipërme.
Guida
1. Hapni Snowbreeze dhe shtypni OK tek mesazhi i parë që do ju shfaqet në ekran. Në Windows Vista dhe 7 mund të jetë e nevojshme ta hapni programin si Administrator.


2. Tani do të shfaqet faqja e krediteve. Mbylleni duke shtypur “Close Credits”. Zgjedhni një nga mënyrat e disponueshme. E para, Baseband Preservation Mode, bën të mundur vetëm ruajtjen e basebandit nga përditësimi. Nuk do të bëjë jailbreak të pajisjes tuaj. (Për ato që kanë një iPhone me Sim të bllokuar). E njëjta gjë mund të thuhet edhe për dy mënyrat e tjera por që llogjikisht do të bëjnë edhe jailbreak.


3. Nëse jeni të interesuar të bëni jailbreak dhe jo vetëm të ruani basebandin, atëherë klikoni tek Expert Mode, më pas tek Browse dhe gjeni firmware 6.x origjinal për pajisjen tuaj që keni shpëtuar në kompjuter.Ato i gjeni ne internet duke e kerkuar iOS dhe versionin qe deshironi.IPSW


4. Seleksiononi me një dopio klik me butonin e majtë të mausit. Sn0wbreeze do të verifikojë që versioni i firmware të zgjedhur është korrekt.


5. Pasi të njohë versioni e firmware të karikuar do të shfaqet në ekran një imazh i tillë me modeli e pajisje që dëshironi të zhbllokoni. Tani duke klikuar edhe një herë tjetër tek shigjeta blu, mund të vazhdoni përpara.


6. Do ju shfaqet në ekran kjo dritare:


Pasi të jemi në menunë kryesor, klikojmë tek General dhe heqim seleksionimin e opsionit Activate the iPhone, nëse iPhone i juaj është i zhbllokuar nga fabrika, përndryshe nëse keni një iPhone Sim-locked, atëherë lëreni atë aktive.


Edhe një herë tjetër: Për të gjithë ato që kanë një iPhone të bllokuar që e përdorin me chip, duhet të seleksionojnë opsionin Activate The iPhone, ndërsa ato që kanë një iPhone factory unlocked nuk duhet ta zgjedhin këtë opsion. Kur të keni përfunduar me modifikimet, klikoni disa herë shigjetën blu deri sa të ktheheni tek dritarja Menu. Pasi të keni mbërritur në këtë pikë klikoni tek Build dhe më pas me shigjetën blu vazhdoni përpara. Kontaktoni edhe kompaninë ku keni blerë Gevey, për tu informuar nëse funksionon me iOS 6.x.

7. Në faqen tjetër mund të të shtoni paktetat dhe repositoret në Cydia, duke evituar ta bëni atë manualisht nëpërmjet iPhone. Pasi të keni përfunduar edhe në këtë rast modifikimet, klikoni përsëri tek shigjeta blu.


8. Në këtë pikë do të kthehemi automatikisht në Home të Sn0wbreeze. KlikoniBuild IPSW dhe më pas Next.


Programi do të nisë të krijojë një costum firmware në bazë të parametrave që keni caktuar ju. Dhe do ju kërkohet nëse dëshironi të luani Pac Man gjatë kohës që prisni.


Përfundoi me sukses!


9. Pasi të përfundojë proçesi duhet ta vendosni iPhone në DFU Mode. Sn0wbreeze do ju tregojë hapat që duhet të ndiqni.

Për ta vendosur në DFU Mode:
- Fikni pajisjen ndërsa është i lodhur me kompjuterin.
- Klikoni butonin Home + Power për 10 sekonda më pas lëshoni vetëm butonin e fikjes dhe vazhdoni të mbani shtypur atë Home.

10. Tani iTunes do të njohë një iPhone në restore mode. Për të instaluar costum firmware duhet të shtypni njëkohësisht butonin Shift nga tastiera dhe butonin Restore në iTunes.


11. Tani seleksiononi costum firmware që keni krijuar më parë dhe prisni disa minuta deri sa proçedura e restore të përfundojë.

Tani keni një iPhone jailbroken (untethered) të përditësuar në iOS 6.x. Për çdo problem ju fotjmë të komentoni më poshtë. /Zhbllokojme iPhone

No comments:

Post a Comment