Thursday, September 12, 2013

Procesori i ri Apple A7: 64-bit dhe performanca fantastike





Gjatë eventit Apple ka prezantuar edhe proçesorin e ri A7 që do të ndodhet në iPhone 5s. Bëhet fjalë për një proçesor të përmirësuar shumë në krahasim me versionin e mëparshëm dhe i pari 64-bit, që më parë nuk mendohej se do të vinte përpara vitit 2014. Bëhet fjalë për një system-on-a-chip 64-bit, i quajtur A7, i pari në një smartphone.

Gjithashtu, Apple e ka zhvilluar iOS 7 duke e përshtatur krejtësisht për 64-bit. Një shembull është aplikacioni i fotokamerës që do të shfrytëzojë një proçesor të ri për sinjalin e imazheve të integruar direkt në A7 që do të sjellë një autofokus me shpejtësi të dyfishuar, shkrepje më të shpejta dhe frame rates më të larta.



Natyrisht iPhone 5s do të suportojë edhe aplikacionet 32-bit. Apple ka deklaruar se falë proçesorit të ri do të dyfishojë shpejtësinë e GPU dhe CPU. Potenca e tij mund të shikohet në lojën Infinity Blade 3 që do të lëshohet sëbashku me iPhone 5s. A7 është projektuar për të qenë shumë efikas edhe për sa i përket energjisë.

No comments:

Post a Comment