Monday, February 4, 2013

Si të kryeni Jailbreak Untethered të iOS 6.x për iPhone 3GS/4/4S/5 me anë të Evasi0n [Guida Zhbllokojme iPhone]





Si të kryeni Jailbreak Untethered të iOS 6.x për iPhone 3GS/4/4S/5 me anë të Evasi0n [Guida Zhbllokojme iPhone]

Më në fund erdhi edhe jailbreak i shumëpritur për iOS 6.x. Tani mund të kryeni jailbreak në iPhone, iPad dhe iPod Touch që kanë të instaluar iOS 6.x. Në këtë artikull do ju shpjegojmë si të veproni në mënyrë më të detajuar. Le ta shohim së bashku guidën tonë hap pas hapi:

Çfarë na nevojitet?
  • iPhone, iPad, iPod me iOS 6.1
  • iOS 6.0, iOS 6.0.1, iOS 6.0.2, ose iOS 6.1
  • Evasi0n 
Guida

Hapi 1: Shkarkoni programin Evasi0n në kompjuterin tuaj.

Hapi 2: Lidheni iPhone, iPad ose iPod Touch me kompjuterin me anë të kavos USB. Ju këshillojmë të bëni përpara një backup me iTunes ose iCloud, ti bëni restore pasjisjes tuaj me anë të iTunes, dhe të instaloni versionin më të ri të iOS, aktualisht iOS 6.1.

Hapi 3: Hapni programin Evasi0n në kompjuterin tuaj. (Shtypeni dy herë)


Hapi 4: Shtypni butonin "Jailbreak" dhe prisni... kini pak durim dhe mos e shkëpusni pajisjen tuaj. Në një farë pike do ju kërkohet të zhbllokoni pajisjen tuaj dhe të shtypni tek një ikonë që ju shfaqet në ekran me emrin "Jailbreak". Shtypeni dhe evitoni çdo veprim në iOS dhe iTunes deri sa evasi0n të ketë përfunduar.



Pasi të ketë përfunduar ky proçes, do të shikoni ikonën e programit Cydia në Home.


Nëse proçesi bllokohet tek ndonjë pikë, duhet të rihapni programin evasi0ns të fikni dhe rindizni pajisjen tuaj, dhe të kryeni përsëri proçesin.


Nëse çdo gjë shkon mirë, proçesi do të zgjasë pak minuta. Në fund të proçesit do j'u shfaqet në ekran imazhi i evasi0n me një sfond të bardhë.


Ajo që duhet të bëni pastaj është të hapni Cydia për herë të parë, dhe të filloni të shkarkoni programet që dëshironi. Për ju që bëni jailbreak për herë të parë, pas pak do të publikojmë disa artikuj që do ju ndihmojnë të zbuloni programet më të domosdoshme për jailbreak.

Guida është mjaft e thjeshtë dhe besoj se nuk do të ketë paqartësi. Megjithatë, për çdo problem mund të komentoni më poshtë dhe ne do ju ndihmojmë. /Zhbllokojme iPhone

No comments:

Post a Comment